×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kur të vij në shtëpi mos të gjej aty” – Ferizajasi e kërcënon gruan nga Gjermania

    Insajderi
    17 April 2024 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një grua në polici ka raportuar se është kërcënuar nga bashkëshorti, i cili ndodhet në Gjermani. Më saktë ajo ka thënë se i njëjti i ka thënë “kur të vij në shtëpi mos të gjej aty”, shkruan Insajderi.

    Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës pasi ndjehet e rrezikuar nga i dyshuari.

    Pas intervistimit e njëjta është kthyer në shtëpinë e saj së bashku me prindin e bashkëshortit të saj.

    “Ferizaj 16.04.2024, 15:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i kishte telefonuar nga Gjermania dhe i kishte thënë se kur të vij në shtëpi mos të gjej aty. E njëjta ka kërkuar urdhër mbrojtës pasi ndjehet e rrezikuar nga i dyshuari. Pas intervistimit e njëjta është kthyer në shtëpinë e saj së bashku me prindin e bashkëshortit të saj”, thuhet në raportin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark