×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurban Bajrami: Pejanët luten për viktimat e vërshimeve

    Insajderi
    28 June 2023 - 21:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në agim të ditës së Kurban Bajramit, më e ndritshmja ishte shtëpia e Zotit. Nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, jehonte thirrja për namaz të sabahut, të cilës iu përgjigjën besimtarë nga të gjitha moshat.

    Pas sexhdeve e lutjeve, programi nisi me recitim të Kuranit nga Egzon Ibrahimi. I njëjti, bashkë me grupin e tij, vazhdoi me ilahi.

    Në festa si këto, duhen edhe këshilla të zgjedhura në ligjëratat e imamëve.

    Ceremonia kulmoi me faljen e namazit të Bajramit, brenda e në oborr të xhamisë.

    Bajrami i vogël ka në qendër therjen e kurbanit, domethënia e së cilës përmendet më pastaj në hutbe, e që simbolizon solidaritetin e ndjeshmërinë e ndërsjellë mes njerëzve.

    Por kryeimami pejan Enes Goga, përmend edhe zhvillimet aktuale në veri, për çka ka thirrje për gjithë qytetarët.

    “Grushti më i fuqishëm përballë atyre që po na e rrezikojnë sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, është uniteti”, shprehet në hutbe Goga.

    Të gjithë bënë lutje edhe për dy viktimat që vdiqën për shkak të vërshimeve ditë më parë në këtë qytet.

    E gjithë atmosfera nga ceremonia speciale e Kurban Bajramit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark