×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    “Kurrë mos i puthni fëmijët në buzë”, doktor Topi zbulon çfarë po i rrezikoni

    Insajderi
    07 November 2022 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Doktori i njohur Flamur Topi ka dhënë komentin e tij për puthjen e fëmijëve në buzë.

    Mjeku shpjegon se nga ana mjekësore, kjo nuk sjell asgjë të mirë për fëmijën pasi të rriturit transmetojnë sëmundje të rënda tek ta.

    “I paharruar, i madhi profesori Hamdi Sulçebe ka qenë një mjek edhe i familjes time dhe që i vogël, ai vazhdimisht këshillonte në radion e tij, në programin e vet të njohur, kurrë dhe kurrë mos i puthni fëmijët, në aspektin mjekësor, gjithnjë. Ai thoshte që nëpërmjet të të puthurës të rriturit mund t’i transmetojnë të vegjëlve sëmundje shumë të rënda. Të gjitha këto mikroorganizmat që një i rritur mban nëpërmjet të puthurës mund të transmetohen, kështu që në aspektin mjekësor të paktën, nuk e diskutoj në planin etik, në aspektin mjekësor, kurrë të vegjlit nga mosha 2-4 vjeç nuk duhet t’i puthin në asnjë mënyrë. Sidomos në kohën tani që jemi, në kohën e pandemive shuam të rrezikshme, të Covid-it, të gripit të rëndë etj, mirë është të bëjmë të pamundurën të përmbahemi në emocionet tona, në dashurinë ndaj të vegjëlve”, ka thënë Flamur Topi në “Aldo Morning Show” në Tv Klan.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark