×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Kurrë si kam taku më herët” – “Bukëpërmbysët” – kush po gënjen për picën, përplasen Muja e Haxhiu

    Insajderi
    26 April 2023 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka mohuar se i ka parë e takuar më herët dy deputetë të PDK-së.

    Muja ka thënë se Bekim Haxhiun e Ferat Shalën kurrë si ka takuar më parë tek tani në Kuvend.

    “Kurrë në jetë si kam taku qetu në Kuvend i kam pa Bekim Haxhiun e Ferat Shalën”, ka thënë deputeti i LVV-së teksa po iu përgjigjen deklarimit të Haxhiut se i kishte dërguar picë sa ishte në burg.

    Ai ka deklaruar se nuk ka qenë i arrestuar siç pretendoi Haxhiu, por i ndaluar.

    “Unë nuk kam qenë në burg, kam pasur ndalesë për të cilën jam përgjigj e jam shpallur i pafajshëm. Këtë po e kërkojë nga gjithë”, tha Muja.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bekim Haxhiut, i cili e quajti “bukëpërmbysët” Mujën.

    “Mundesh me kanë bukëpërmbysët e mosmirënjohjes..”, tha deputeti i PDK-së.

    “Është parashkru nuk je shpallë i pafajshëm, e kam bë për hir të familjes, nuk të akuzova kurgjo, por nëse don edhe me emra të kallxojë kush ta ka pru picën”, tha Haxhiu.

    Pas kësaj ka reaguar kryeparlamentar i cili me të qeshur tha se “tash po del ma ndryshe, se unë e kuptova që ti (Bekim Haxhiu) personalisht” ja ke qu picën”, teksa kërkoi dhe e mbylli këtë diskutim./Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark