×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurteshi – KQZ-së: A ka ndonjë masë apo ndonjë përjashtim për Radojiçiqin

    Insajderi
    14 November 2023 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kuvendi Zgjedhor i Listës Serbe ishte temë diskutimi të martën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

    Drejtori i Zyrës për Regjistrim të Partive Politike, Besnik Buzhala tha se pas shqyrtimit të dokumenteve të pranuara nga Lista Serbe, rezulton se zgjedhja e kryetarit, kryesisë dhe nënkryetarëve është në përputhje me Rregulloren për Regjistrimin dhe Funksionimin e Partive Politike dhe statutin e kësaj partie.

    Ndërsa Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, pyeti nëse janë marrë masa ndaj ish-nënkryetarit të kësaj partie, Millan Radojiçiq.

    “A ka ndonjë masë apo ndonjë përjashtim për shkak se e ka pranuar vetë se ka marrë pjesë në sulmet terroriste, nuk po dua t’i përmend emra sepse dihet por po dua të di nëse është shkarkuar për shkak të veprimeve kundër rendit kushtetues”, pyeti Kurteshi.

    Por, përgjigje nuk mori nga Besnik Buzhala. Ai tha se për shkak të interesimit të madh nga mediet dhe numrit të madh të pjesëmarrësve, nuk janë dëgjuar të gjitha vendimet por që konstaton se zgjedhja e kryesisë ka qenë konform ligjeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark