×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurteshi: VV ka fituar edhe në fshatin e Lutfi Hazirit

    Insajderi
    11 June 2017 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Simpatizant të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan tashmë kanë dalë të festojnë siç po thonë ata për fitoret e Lëvizjes etëvendosje.

    Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi është shprehur i bindur në fitoren e subjektit të tij në nivel të përgjithshëm.

    “Në bazë të rezultateve që i kemi ani pse nuk i kemi të gjitha, Vetëvendosje do të qeverisë vendin”, ka thënë Kurteshi në një prononcim për Klan Kosovën.

    Kurteshi më tutje e ka konsideruar fitore për gjithë qytetin e Gjilanit pasi sipas tij VV ka fituar mbi 50 për qind në atë komunë, madje ai ka thënë se VV ka fituar edhe në fshatin e Lutfi Hazirit.

    “Kemi fituar edhe në fshatin e Lutfi Haziri. Bazuar në informacionet që kemi, ne kemi fituar mbi 50 për qind”, ka thënë Kurteshi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark