×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti: Asociacionin nuk e pranojmë si parakusht të marrëveshjes e as si qendër të saj

    Insajderi
    09 February 2023 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Beogradi dëshiron që Asociacion ta vendos ose si parakusht të marrëveshjes ose në qendër të planit franko-gjerman, tha Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në Kuvendin e Kosovës, raporton Insajderi.

    Asociacioni si qendër e planit franko-gjerman dhe si parakusht i bisedimeve është i papranueshëm për Kosovën, tha ai, derisa tregoi se Beogradi po zhvillon betejë të ashpër diplomatike për t’ia arritur kësaj.

    Në planin franko-gjerman zbatimi i marrëveshjeve të mëhershme në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit janë në pikën 10, tha kryeministri, derisa tha se Beogradi dëshiron që atë ta vendos në fillim dhe në preambulë.

    “Prej 33 marrëveshjeve Beogradi dëshiron të përzgjedh vetëm njërën, atë për Asociacionin”, tha ai. Përnga pikëpamja e qeverisë kosovare, ai tha se anë ato 33 marrëveshje “nuk ka hierarki as vlerore as logjike”.

    Për planin franko-gjerman, Kurti tha se qeveria kosovare e ka pranuar qysh në fillim për shkak të karakterit të saj universal, ndërkaq për Marrëveshjen e Brukselit ai tha se aty është dialogut me “ideologjinë e zgjidhjes së problemeve”.

    “Pavarësia, demokracia, sovraniteti, integriteti territorial, vetëvendosja, të drejtat e njeriut, këto janë koncepte universale”, tha ai.

    Kurti shtoi se ka paragrafë që janë marrë në Modelin e Dy Gjermanive të vitit 1972, ku ndahet njohja “de jure” nga “njohja defakto”.

    Kurti tha se ajo është për marrëveshje bazë e jo finale./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark