×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti bën homazhe te varri i veprimtarit Hasan Prishtina në Kukës

    Insajderi
    27 November 2022 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas mbledhjes së parë të përbashkët të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga Tirana vazhdoi vizitën për në Kukës.

    Kurti bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i patriotit e veprimtarit Hasan Prishtina.

    Pas homazheve, Kurti takoi kryetarin e Kukësit, Safet Gjici, drejtuesin politik të Qarkut Kukës, Pandeli Majko, si dhe prefektin e Qarkut Kukës, Ali Hallaçi.

    Aty u bisedua për shënimin e përbashkët të 150-vjetorit të lindjes së veprimtarit dhe patriotit të paepur shqiptar Hasan Prishtina, më 27 shtator të vitit të ardhshëm.  ​

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark