×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti bën “mrekullira”, thotë se po shtohet numri i turistëve që duan ta vizitojnë Kosovën

    Insajderi
    30 July 2023 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndarë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, sipas të cilave përgjatë muajit qershor të këtij viti është rritur për 29 për qind numri i vizitorëve në vend.

    Kurti, me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka vlerësuar se numri i turistëve që duan ta eksplorojnë natyrën dhe kulturën e Kosovës është në rritje, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Këtë qershor numri i vizitorëve në Kosovë ka qenë gati 30% më i lartë se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Vizitorët përfaqësojnë anëtarët tanë të diasporës dhe një numër gjithnjë në rritje turistësh që kërkojnë të eksplorojnë bukuritë dhe kulturën e vendit tonë”, deklaroi ai në ‘Twitter’.

    Më herët kryeministri deklaroi përpara mërgimtarëve se është arritur progres i madh falë qeverisjes së tij.

    “Gjatë këtyre dy viteve e katër muajve që u bënë në qeverisje, kemi arritur një përparim e sukses mbreslënës edhe në politikë e demokraci, por edhe në kulturë e ekonomi, andaj jemi krenarë me këto rezultate, të cilat padyshim janë bërë të mundura nga referendumi i 14 shkurtit të vitit 2021. Atëherë kur duke iu falënderuar edhe votës tuaj, shumica dërrmuese e popullsisë e votoi ndryshimin, e votoi Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ai.

    MINT në njoftimin e tyre thanë se Kosova po vazhdon e po bëhet gjithnjë e më atraktive për turistët, teksa krahasoi të dhënat e turistëve me vitin e kaluar. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark