×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Kurti bëri kompromise me Serbinë, e pranoi Asociacionin”

    Insajderi
    29 December 2022 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri ka thënë se pas tensionit në veri, Kurti ka pranuar Asociacionin.

    Sipas Tahirit, ka qenë ambasadori i ShBA-së në Beograd, Christopher Hill ai që e ka konfirmuar një gjë të tillë.

    “Pas çdo tensionimi Kurti bëri kompromise me Serbinë, pas këtij tensioni të madh në veri, Kurti pranoi Asociacionin – këtë e vërtetoi Ambasadori amerikan Hill”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

    Hill në një intervistë dhënë për mediumin serb “Nova” themelimin e Asociacionit e mori për punë të kryer, por çështja mbetet se si do të funksionojë”.

    ““Çështja më nuk është se a do të ketë ose jo Asociacion të Komunave me shumicë serbe por se si do të funksionojë dhe si do të zbatohet ajo”, tha Hill.

    ““Asociacioni është një gjë tashmë e pranuar dhe është obligim. Tani po merremi me çështjen se si ta zbatojmë. Dhe, nuk është që thjesht mendoj se duhet të formohet, por se është e logjikshme. Mendoj se logjika është mekanizmi më i fortë”, shtoi ambasadori i ShbA-së në Beograd.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark