×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kurti bisedon me tre senatorë amerikanë, detaje nga telefonata

    Insajderi
    01 June 2023 - 23:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me senatorët Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts.

    Nga zyra e kryeministrit bëjnë të ditur se u bisedua për situatën në vend dhe zhvillimet pas zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës.

    “Kryeministri theksoi se kishim një proces zgjedhor të njohur nga komuniteti ndërkombëtar dhe se është e rëndësishme që kryetarët e zgjedhur të mund të punojnë në vendet e tyre të punës. Përshkallëzimit të situatës të hënën, ku u sulmua Policia e Kosovës, u lënduan ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët, i ka kontribuar turma e dhunshme. Njerëz të armatosur e të dhunshëm, pjesëtarë të grupeve kriminale të dirigjuar nga Serbia, të cilët kanë interes pikërisht destabilizimin”, thuhet në komunikatë për media.

    Tutje thuhet se Kurti i siguroi senatorët që është plotësisht i angazhuar për qetësim të situatës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark