×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti për zgjedhjet në Veri: Kishte frikësim dhe shantazh, bojkoti u imponua nga Beogradi zyrtar

    Insajderi
    24 April 2023 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri, Albin Kurti procesin e djeshëm të zgjedhjeve në katër komunat veriore të vendit e ka cilësuar si të qetë.

    “Zgjedhjet për kryetar në katër komunat veriore të Kosovës dhe për kuvendet komunale në dy sosh, dje u zhvilluan qetë dhe pa incidente. Falënderoj KQZ-në për organizimin, policinë e Kosovës për sigurinë dhe qytetarët për mbështetjen”, ka shkruar ai në Facebook.

    Ndërkaq, pjesëmarrja e ulët e votuesve, sipas Kurtit ka qenë si shkak i kërcënimeve të Beogradit kundrejt qytetarëve që banojnë në këto zona.

    “Atmosfera ishte ajo e frikësimit dhe shantazhit andaj edhe dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte e ulët. Bojkoti ishte i imponuar nga fushata kërcënuese e Beogradit zyrtar dhe e veglave të tij kriminale në terren në veri. I falënderoj qytetarët për kurajon dhe qetësinë”, ka shtua ai.

    Tutje, Kurti është shprehur optimist për punën e të zgjedhurve të rinj.

    “Uroj kryetarët dhe asamblistët e zgjedhur dje. Ata duhet të punojnë me përkushtim dhe të shërbejnë pa dallim. Qeveria do t’i përkrahë e ndihmojë. Sistemi institucional dhe shërbimet publike do të mund të funksionojnë më shumë e më mirë. Për mirëqenien e qytetarëve dhe të drejtat e tyre”, ka thënë Kurti./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark