×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti: Dikur Vuçiq e Daçiq vraponin për të nëshkruar marrëveshje, ndërsa tani janë duke ikur

    Insajderi
    23 March 2023 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka raportuar para deputetëve të Kuvendit në lidhje me takimin e fundit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Ohër.

    Kurti ka thënë së presidenti aktual, Vuçiq e ish-kryeministri, Ivica Daçiq në të kaluarën kanë vrapuar për të nënshkruar marrëveshje me palën kosovare, ndërsa tani janë duke i ikur nënshkrimit të tyre.

     “Ata tash po ikin prej nënshkrimit të kësaj marrëveshje bazë, a dikur vraponin për të nënshkruar me juve. Pra, nga vrapimi për të nënshkruar me juve, kemi ardhur në fazën po ikin prej meje sepse nuk duan të nënshkrujnë”, ka thënë ai.

    Kryeministri ka akuzuar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, se është duke përdorur terma që nuk ekzistojnë teksa po flet për Propozimin e BE-së për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

     “Këtu u tha nga deputeti Krasniqi se vetëmenaxhim është vetëvendosje. Nuk është e vërtet. Vetëmenaxhimi jo që nuk është vetëvendosje, por nuk është as vetëqeverisje, nuk është as vetëmenaxhim. Jo vetëm nominalisht e fonetikisht, por edhe sematikisht”, ka thënë ai.

    Sipas tij, termet që po i përmend opozita nuk po i përmend as Serbia.

    U tha autonomi territorjale, me tutje u tha autonomi politike, u tha eksterritorialitet fetar në këtë marrëveshje. As Serbia nuk po thotë kështu. Pse po e çoni terminologjinë, konceptet në kuptim edhe më të skajshëm se vet Serbia”, ka thënë Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark