×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti: Do t’i mbështesim familjet që shpenzojnë energji deri në 800 kilovatë

    Insajderi
    07 April 2023 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka premtuar që do të subvencionojnë familjet që kursejnë energjinë elektrike deri në 800 kilovatë orë në muaj, shkruan Insajderi.

    Ndërsa për grupet e cenueshme Kurti ka thënë se do të kenë trajtim të veçantë.

    Mbështetja jonë për qytetarët do të vazhdojë edhe pas vendimit të fundit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, ku ndër të tjera do të subvencionojmë familjet për konsum të energjisë deri në 800 kilovatë orë në muaj, kurse grupet e cenueshme siç janë familjet në asistencë sociale do të kenë trajtim të veçantë”, ka deklaruar Kurti.

    Këtë e ka bërë të ditur, gjatë një takimi që ka pasur me përfaqësuesit e komunave, ku ishin të pranishëm edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ai i Punës, Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.

    Kujtojmë, se tarifat e shtrenjta të energjisë kanë hyrë në fuqi nga 1 prilli dhe janë 15% më të shtrenjta. Dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark