×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti e Konjufca i presin në zyre rivalët e Ali Ahmetit, pjesë e takimit edhe Qoku i Kurtit

    Insajderi
    30 January 2024 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rivalët politik të Ali Ahmetit, kryetarit të BDI’së, janë pritur sot në zyrën e kryeministrit nga dyshja drejtuese e Vetëvendosjës: Albin Kurti e Glauk Konjufca.

    Pjesë e takimit ka qenë edhe postuesi problematik i ditëve të fundit. Personi që quhet Bekim Qoku, i cili ndërmori një fushatë fyerjesh kundër Talat Xhaferit të BDI’së pas mandatimit të tij për kryeministër të Maqedonisë së Veriut.

    E pas takimit, janë deklaruar nga Qeveria e Kosovës, ku bëhet e ditur se kryetarët e BDI’së kanë propozuar për një president i cili sipas tyre “kësaj radhe duhet të jetë shqiptar”.

    “Katër udhëheqësit shprehën propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut, i cili mishëron bashkëjetesën mes etnive dhe garanton rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, president, i cili kësaj radhe duhet të vijë nga mesi i shqiptarëve”, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë se këshilltari i Albin Kurtit, Bekim Qoku, gjatë tërë ditës së premte, të javës së kaluar, është marrë me kryeministrin e parë shqiptar të zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin, duke e sulmuar atë, duke i cekur kriteret që sipas tij Xhaferi mund të quhej “shqiptar”.

    Poashtu, theksojmë se afro 1 vit më parë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, emëroi Bekim Qokun si këshilltar i jashtëm politik i kryeministrit për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark