Kandidati për kryeministër nga radhët e VV’së, si dhe kandidatja për presidente nga po e njëjta parti, kanë paralajmëruar mbajtje të një konference në ora 23:30.
Kjo konferencë është thirrë pas numërimit të më shumë se gjysmave të votave të rregullta nga KQZ’ja. VV’ja po prin në shumicën e komunave të Kosovës.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka.
Vetëvendosja, përgjatë një konference të mbajtur më herët, ka kërkuar nga qytetarët që të festojnë në shtëpi e të mos dalin në sheshe, për shkak të pandemisë koronavirus.