×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti e ripërsërit: Dialogun s’e kam top prioritet, në Ohër isha në vikend

    Insajderi
    22 March 2023 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se dialogu me Serbinë, nuk është top prioritet i qeverisjes së tij. Ai ka thënë se prioritet e ka zhvillimin e ekonomisë dhe mirëqenien e qytetarëve.

    Kurti ka thënë se fakti që më shumë rri në Kosovë, është tregues i qartë që nuk e ka prioritet dialogun. Ai ka thënë se në Ohër ka qenë për vikend.

    Nëse e shihni unë në vikend isha në Ohër dhe tash nuk jam atje por jam këtu. Në prezantimin tim, katër faqe janë për zhvillimin dhe për jetën e qytetarit. Në pikën shtatë të marrëveshjes bazë thuhet një nivel adekuat i vetmenaxhimit. Thuhet komunitetit e jo komunave, pra nuk është e njëjta gjë”. Unë e kam thënë se nga pikëpamja ime, kur kemi themi komuniteti serb, atëherë komuniteti serbe”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark