×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kurti e shkeli Kushtetutën me diskutimin e dinarit në Bruksel – e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare”

    Insajderi
    20 April 2024 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka dështuar historikisht Kosovën në dialogun e Brukselit, duke mos arritur marrëveshje për njohje reciproke mes dy shteteve.

    Tahiri e konsideron kryeministrin Kurti si shkelës të Kushtetutës, pasi thotë se në Bruksel ka biseduar për çështjet e brendshme, siç është rasti me dinarin serb.

    Ish-kryenegociatorja ka shtuar se Kurti jo vetëm që nuk ka arritur njohjen reciproke, por ka pranuar edhe formimin e Asociacionit, për të cilin tha se duke e kundërshtuar ka ardhur në pushtet dhe tani e ka pranuar “pa u skuqur fare”.

    “Kurti dhe Qeveria e kanë dështuar historikisht Kosovën në këtë dialog të Brukselit, sepse Kurti dështoi që të arrij një marrëveshje për njohje reciproke mes dy shteteve. Përkundër faktit që kur nisi ky dialog ai kishte përkrahjen amerikane që dialogu duhet të rezultojë në njehjen reciproke që ishte shprehur në letrën e presidentit Biden. Dhe çfarë ndodhi, pra jo vetëm që dështoi që të arrihet njohja reciproke, ai e pranoi edhe Asociacionin që ishte kundër dhe që e solli në pushtet. Fal kundërshtimit të Asociacionit ai i morri 50 për qind të votave. Pastaj e pranoi pa u skuqur fare gjoja nuk ndodhi asgjë. Pra kjo Qeveri në fakt me këtë popullizëm që ka, një here ka menduar që edhe në dialog ndërkombëtar mund të mashtrojë palët, edhe BE-në edhe amerikanet, por në këto procese janë serioze ndërkombëtare, tashmë ky pranoi Asociacionin ju dha plus një autonomi më shumë pakicës serbe përmes atij nocionit të ‘vetëmenaxhimit’”, ka thënë ajo për Ekonomia Online.

    Tahiri ka theksuar se Kosova ka dështuar në procesin e dialogut si shkak “i mungesës se zotësisë së Kurtit” edhe të qeverisë së tij, si dhe mos përvojës në këto procese.

    “Pra janë dështime të Kosovës në këtë dialog për këtë periudhe fal mungesë së zotësisë së Kurtit edhe të qeverisë e cila edhe nuk ka përvojë edhe nuk ishte në gjendje pra të mbledh eksperte të rëndësishëm të Kosovës, edhe ta merr edhe opozitën me vete, pse do të ishin më të fortë”, ka thënë ajo.

    Ish-kryediplomatja kosovare e konsideron temë të lehtë çështjen e dinarit sikur ekzekutivi të bisedonte fillimisht me serbët në veri.

    Tahiri thekson se dëmi që i është bërë Kosovës me Rregulloren e BQK-së mbi dinarin serb është i madh, saqë një gjë e tillë është diskutuar edhe në Këshill të Sigurimit.

    “Çështja e dinarit është një problem shumë i vogël, pse? Sepse vetëm një pjesë e vogël e serbeve atje në veri atje nuk e zbatojnë euron, por dinarin. Nuk është dashur Kurti ta bëjë çështje të dialogut të Brukselit dinarin, kjo është temë e brendshme, ai pra shkeli sovranitetin dhe Kushtetutën duke folur për çështje të brendshme të Kosovës në dialogun e Brukselit. E dyta Kurti ka mundur ta përdor dialogun që të thërras këtë pakicë serbe që nuk e zbaton dhe me ta të kishte zgjidhur çështjen. Kjo ka mundur të zgjidhej, në vend se Kurti të shkel Kushtetutën e Kosovës, duke dërguar dinarin jo vetëm në Bruksel por deri në Këshill të Sigurisë”, ka thënë ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark