Kurti e Sveçla nuk e dinë vendndodhjen e policëve të rrëmbyer nga serbët – Insajderi
×
Insajderi

Kurti e Sveçla nuk e dinë vendndodhjen e policëve të rrëmbyer nga serbët

Insajderi
15 June 2023 - 09:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë folur për kidnapimin e tre zyrtarëve policor dje nga policia serbe.

Dyshja ka deklaruar se nuk kanë informacione se ku ndodhen tre policët kosovarë.

“Prandaj nuk dimë se ku janë duke u mbajtur policët. Serbia qartazi është një vend jo demokratik dhe nuk brengoset fort as për liritë dhe të drejtat e të burgosurve, as për familjaret e tyre, as për fqinjësi të mirë, as për deeskalim të situatës aktuale. Gjitha këto informata janë duke u ndarë në vazhdimësi me partneret tanë, edhe kur isha aty, kishte pjesëtarë të KFOR-it, të cilët poashtu hetonin rastin, mund të them që për sa i takon terrenit, të dhënat po na përputhen, por presim deklarim zyrtar të tyre”, ka thënë Sveçla.

Kurti ka thënë se janë në kontakt me udhëheqësin e Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jasharin për policët.

“Me Jetish Jasharin që është udhëheqës i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd jemi në kontakt për të bërë vizita në burgjet ku po mbahen policët tanë”, ka thënë Kurti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark