×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti edhe një mandat në krye të VV-së – kush janë të zgjedhurit tjerë në krye të 14 komunave nga kjo parti

    Insajderi
    26 September 2022 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Albin Kurti do të jetë në krye të Lëvizjes Vetëvendosje edhe për një mandat katër vjeçar. Kjo u konfirmua dje pas mbylljes së fazës së parë të zgjedhjeve të brendshme të partisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Albin Kurti – kryetar i LVV-së

    Kurti arriti të marrë plotë 98.60% të votave, kundër votuan 0.89% e 0.5% abstenuan.

    Albulena Haxhiu – kryetare e Gruas në VV

    Përveç kryetarit të partisë, në këtë proces zgjedhor u votua edhe për kryetaren e Forumit të Gruas. Albulena Haxhiu fitoi 94.55% të votave, 2.81% ishin kundër teksa abstenuan 2.64%.

    Behar Jashari – kryetar i Rinisë së VV-së

    Ndërkaq, Behar Jashari me 86.55% të votave është zgjedhur kryetar i organizatës Rinia për Vetëvendosje. 7.55% ishin kundër teksa 6.80 abstenuan.

    Në këto zgjedhje u votua edhe për kryetarët e qendrave nëpër komuna, kryetaret e Grave në parti si dhe kryetarët për Rini.

    Më poshtë gjeni emrat për secilën komunë:

    Në Prishtinë, kryetar i Qendrës u zgjodh, Arben Vitia , kryetare e Grave, Leoora Shabani, Bajraktari si dhe kryetar i Rinës, Ermal Duli.

    Në Prizren është zgjedhur kryetar Artan Abrashi, kryetare e Grave, Nora Fetoshi e Kryetar i Rinës, Ardit Xhaferi.

    Në Pejë, Kryetar i Qendrës është zgjedhur, Taulant Kelmendi, kryetare e Grave, Valbona Gjakova-Taraku ndërsa kryetare e Rinisë, Bleona Kelmendi.

    Në Ferizaj, kryetare e Qendrës është zgjedhur, Fatbardha Reka, kryetare e Grave, Shqipe Jashari e kryetar i Rinisë, Diar Hamiti.

    Në Gjilan, kryetar i Qendrës, Alban Hyseni, kryetare e Grave Arijeta Rexhepi e kryetar i Rinës, Genc Halimi.

    Në Gjakovë, kryetar i qendrës, Agon Batusha, kryetare e Grave, Afërdita Kusari-Kumnova si dhe kryetar i Rinisë, Vlera Kërleshi.

    Në Lipjan, kryetar është zgjedhur, Adnan Rrustemi, kryetare e Grave, Shahadije Bikliqi-Dragaqina ndërsa kryetar i Rinisë, Blerton Vehapi.

    Në Deçan, kryetar i Qendrës, Faton Selmanaj, kryetare e Grave, Emirjeta Neziraj, kryetari i Rinsë, Kushtrim Maksutaj.

    Në Vushtrri,  kryetar i qendrës është zgjedhur Sylejman Meholli, kryetare e Grave, Selvete Gërxhaliu ndërsa kryetar i Rinisë, Mursel Sadiku.

    Në Viti, kryetar është zgjedhur Arsim Ademi, kryetare e grave, Majlinda Shabani dhe kryetar i Rinisë, Arbnor Ademi.

    Në Kaçanik, kryetar i qendrës, Jeton Raka, kryetare e Grave, Nita Shehu, kryetari i Rinisë, Faton Zharki.

    Në Podujevë, kryetar është zgjedhur Shpejtim Bulliqi, kryetare e Grave, Adelina Stublla ndërsa Ardian Dervisholli është zgjedhur kryetar i Rinisë.

    Në Skenderaj, kryetar i Qendrës u zgjodh Hysni Mehani, kryetare e Grave, Kaltrina Gruda si dhe kryetare i Rinisë, Floriana Halili.

    Në Drenas, kryetare e Qendrës u zgjodh, Egzona Tërdevci, kryetare e Grave, Filloreta Bujupi si dhe kryetar i Rinisë, Shqiprim Kiqina.

    Ndërkohë, siç bëhet e ditur përmes njoftimit të partisë, përgjatë javëve në vijim, procesi do të vazhdojë me zgjedhjen e kryesive të qendrave, e do të përfundojë në fund të muajit tetor me zgjedhjen e kryesisë së LVV në mbledhjen konstituive të Këshillit të Përgjithshëm.

    “Ne këtë proces të gjatë janë strukturuar gjithsej 485 pika në 29 qendra të Lëvizjes Vetëvendosje. Në këto zgjedhje për herë të parë u votua edhe për strukturat e organizatës Gratë për VETËVENDOSJE! dhe Rinia për Vetëvendosje. Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm konstaton se procesi ka kaluar në mënyrë të rregullt si rezultat i një pune të madhe që është bërë gjithandej nëpër qendrat e Lëvizjes”, thuhet në njoftimin e VV-së.

    Procesi i zgjedhjeve të brendshme në Vetëvendosje nisi më 15 mars dhe u përmbyll të dielën, më 25 shtator 2022.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark