Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor i cili po mbahet në Prishtinë.
Duke folur për të arriturat e qeverisë gjatë një viti, Kurti ka thënë se epokës së korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Kosovë është duke i ardhur fundi.
Kurti ka theksuar se një shtet demokratik duhet të sigurojë që ligjet të zbatohen nga të gjithë, të pasurit dhe të varfëritë, përcjell Insajderi.
“Autoritetet ligj zbatuese kanë ndërmarrë 800 operacione policore ndaj krimit dhe korrupsionit dhe kanë arrestuar mbi 2000 njerëz duke përfshirë afërsisht 300 zyrtarë publik e shtetërorë. Kanë shkatërruar 68 banda kriminale dhe kanë konfiskuar mbi 1.8 milionë drogë, 75 villa të sekuestruara për shkak të ndërtimit të paligjshëm dhe lista e pronarëve. Ishte tronditëse por jo befasuese, gjyqtarë të nivelit të lartë, biznesmenë të pasur, politikanë dhe të afërmit e tyre”, ka thënë kryeministri. /Insajderi