×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti flet për përparimin e Kosovës, tregon arsyet që e kanë nervozuar Beogradin

    Insajderi
    11 December 2022 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e sotme ka folur edhe për përparimin e Kosovës.

    Sipas kryeministrit, Kosova po shënon trendin më të mirë rritës në krahasim me shtetet e tjera që nuk janë në Bashkimin Evropian.

    “Ta zëmë nga 14 shtete të evropës lindore që nuk janë në bashkimin evropian sa i përket sundimit të ligjit vetëm Gjeorgjia është para Kosovës, ne jemi të dytit. Janë tetë karakteristika të ndryshme, Kosova është numër 2, Gjeorgjia numër 1. Tashë e dy vjet është kështu. Dhe në anën tjetër, jemi të dytit në botë sa i përket përparimit”, ka thënë Kurti, përcjell Insajderi.

    Deklarimin e tij për arritjet e Kosovës, Kurti i ka lidhur edhe me tensionet e krijuara në veri të Mitrovicës.

    “Unë besoj që nervoza në Beograd, nuk ka të bëjë vetëm me gjendjen në Kosovë dhe vetëm me faktin se në po dëshmohemi që përkundër mosnjohjes nga Serbia po përparojmë, por edhe shkalla e këtij përparimi. Ta zëmë në kornizën afatmesme të shpenzimeve të vitit 2020 parashihej që në vitin e ardhshëm të kemi 1.5 miliard të hyra tatimore, por ne do t’i kemi 2.5 miliardë euro të hyra tatimore. Dy të tretat më shumë krahasuar me parashikimet e paraardhësit tim në vitin 2020. Për vetëm tri vite kemi për dy të tretat në të hyrat tatimore”.

    Kurti është shprehur i bindur se këto të dhëna e kanë nevrikosur shumë Beogradin zyrtar.

    “Për këtë Beogradi tash në njërën anë dëshiron destabilizim të rajonit, cenim të integritetit territorial të Kosovës e në anën tjetër edhe minim të procesit të dialogut për normalizim të marrëdhënieve. Ata dëshirojnë që nga Franca e Gjermania, të shkojnë te Kina e Rusia. Ky është edhe kuptimi i qartë i postimit tim të mbrëmshëm”, ka theksuar kryeministri. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    12 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark