×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kurti fton qytetarët të vizitojnë Manifestën

    Insajderi
    26 October 2022 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në hapjen e mbledhjes së qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë ditët e ardhshme për të vizituar veprat artistike në kuadër të Bienales Manifesta.

    Kurti tha se me këtë organizim është dëshmuar potenciali i Kosovës derisa shtoi se ky edicion ishte i suksesshëm.

    “Me organizimin e Bienales Manifesta dëshmuam potencialin që ka vendi ynë. Ishte edicion i suksesshëm, qytetarët shijuan art e program artistik të pasur, pati ndikim në promovimin e Kosovës në botë”, tha Kurti.

    Kryeministri ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë ditët e mbetura para përfundimit të këtij edicioni, të vizitojnë intervenimet artistike në 25 lokacione.

    Kurti tha se përveç në art, tetori ishte muaj i shënuar edhe në sport ku përmendi sukseset e sportistëve kosovarë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark