×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti habit me deklaratën: Ideja e shkëmbimit të territoreve ende nuk ka vdekur

    Insajderi
    15 February 2023 - 22:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri, Albin Kurti në një intervistë për TV Klan, ka folur për idenë e shkëmbimit të territoreve.

    Ai ka thënë se kjo ide nuk ka vdekur, por që ishte ideja më e keqe ndonjëherë dhe nuk mund të sillte asgjë të mirë.

    Sipas tij, si kryeministër, është transparent pasi planin franko-gjerman e ka prezantuar edhe te opozita.

    “Nuk duhet të krahasohet kjo me idenë e shkëmbimit të territoreve ndonëse si ide ende nuk ka vdekur. Unë jam transparent por nuk mund të zbuloj konfidoncjalitetin por unë tre krerëve opozitar ua kam treguar tekstin, e kanë lexuar në zyrën time.  Jo, ajo nuk ishte kurrfarë zgjedhje, ishte për ta relativizuar shtetin e Kosovës dhe për hemogjenizimin e Serbisë. Në kushtet kur Serbia nuk ta njeh pavarësinë, nuk i njeh krimet, të besosh se do të ketë shkëmbim territoresh me paqe është e pamundur. Stërkeqja më e madhe e bashkimit kombëtarë ta qosh nga Beogradi nuk ka më keq”, është shprehur Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark