×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kurti i bindur se zgjedhjet në veri do të mbahen: S’kemi informacione për pengim të procesit

    Insajderi
    18 April 2023 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti, tha se zgjedhjet në veri të dielën do të mbahen, ngase kjo pjesë e vendit ka nevojë për legjitimitet demokratik dhe funksionimin e institucioneve, raporton Ekonomia Online.

    Madje ai tha se kanë kontakte të vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe e po bëjnë përgatitjet e nevojshme që procesi të shkojë sipas planit.

    “Ne zhvillojmë takimet me institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe po bëjmë përgatitje të domosdoshme që gjithçka të shkojë në mënyrë të ndershme dhe demokratike. Kjo duhet të ndodh për shkak se në njërën anë kemi nevojë për legjitimitet demokratik, por kemi nevojë edhe për funksionim institucional. Kur komunat nuk kanë kryetar ato nuk funksionojnë normalisht”.

    “Takimet e kontakte janë të vazhdueshme këto takime i bëjnë edhe ministrat e linjës, unë si kryetar i VV-së jam në fushatë tash sepse ne i kemi 4 kandidatë për kryetar komunash atje”, tha ai.

    Ai u shpreh i bindur se nuk kanë informacione që mund të pengohet procesi zgjedhor, përveç frikësimit mediatik që vjen nga Beogradi.

    Kurti madje se kjo u është konfirmuar edhe në takimin me ambasadorin e OSBE-së, raporton EO.

    Ai më tej ka shtuar se qytetarët serb të Kosovës i janë nënshtruar një propagande të egër të nga Beogradi, por ai i ka ftuar që të votojnë.

    “Nuk kemi informacione të tilla ne kemi shkëmbyer të dhënat dhe analizat me njëri-tjetrin sepse OSBE është për bashkëpunim dhe siguri. Nuk kemi arsye që të  besoj që do të kemi çfarëdo pengesash ditën e diell. Mua më vjen keq që qytetarët serb të Kosovës i janë nënshtruar një propagande të egër të nga Beogradi të cilat kanë të afërta me pushtetin atje që të mos tregohen konstruktiv dhe të mos e shfrytëzojnë rë drejtën e tyre për të votuar”.

    “Unë i ftoj që të gjithë këta që kanë të drejt vote që të dalin dhe të votojnë. Ne nuk kemi informacione të cilat do të na bëjnë të mendojmë që po përgatiten pengime të këtij procesi përveç frikësimit mediatik që vjen nga Beogradi”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark