×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti i druhet reagimit të Serbisë – Nuk tregon se cilit shtet i shkruajti për njohje

    Insajderi
    30 March 2023 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të tregojë publikisht se kujt i ka shkruar letër për njohjen e vendit tonë.

    Sipas tij, kjo do t’i shkaktonte dëm Kosovës, pasi thotë se Serbia mund të reagojë menjëherë.

    “Ndërmjetësit dhe shtetet aleate janë duke na ndihmuar shumë, është më mirë ta ndjekim këtë rrugë indirekte për njohjen nga këto pesë shtete. Unë nuk ju kam drejtuar personalisht me letër.

    Nëse unë ju tregoj publikisht se kujt i kam shkru letër javën e kaluar, bëj edhe dëm, sepse menjëherë Serbia i shkruan atij shteti.

    Nuk kam nevojë të tregoj publikisht se cilit shtet i shkrova së fundmi”, tha Kurti në Klan Kosova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark