×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i jep merita vetes për liberalizim të vizave: Nga 1 janari pasaporta e Kosovës shumëfish më e fuqishme

    Insajderi
    22 November 2023 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në fillim të mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se nga 1 janari pasaporta e Kosovës do të jetë shumëfish më e fuqishme, njëherit duke i dhënë merita qeverisjes së tij për liberalizimin e vizave.

    Kurti njoftoi se ka interesim të lartë të qytetarëve serb për t’u pajisur me dokumente të Kosovës.

    Ai tha se serbët kanë interesim për pajisje me pasaporta të Kosovës si dhe konvertim të targave në RKS.

    “Kohëve të fundit po shohim interesim të lartë të qytetarëve serb për tu pajisur me dokumente të Kosovës. Vetëm këtë muaj, deri dje janë mbi 2 mijë e 100 konvertime të targave të veturave në RKS. Në të njëjtën kohë interesimi per t’u pajisur me pasaporta të Kosovës gjithashtu është rritur. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm pasaporta e republikës sonë do të jetë shumëfish më e fuqishme sepse hyn në fuqi vendimi i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave në zonën Shengen”.

    “Kjo arritje përveç e kahmotshme e qytetarëve tonë është edhe rezultat i ligjshmërisë, i reformave, luftimit të korrupsionit dhe praktikave korruptive e qeverisjes sonë të mirë me imazh të lartësuar ndërkombëtarisht”, u shpreh Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark