×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti i qet kushte edhe Edi Ramës, refuzon të takohet me të

    Insajderi
    05 July 2023 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë në datat 6 dhe 7 korrik një tur në Ballkan, ku do të zhvillojë takime me krerët e qeverive të këtij rajoni.

    Për këtë kryeministri Albin Kurti tha se i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama, që të mbahet mbledhja ndërmjet dy qeverive.

    Kurti ka folur edhe për procesin e Berlinit, ku tha se nuk ka lider në Ballkan që e ka mbështetur më shumë se ai.

    Megjithatë, Kurti ka shprehur gatishmëri ta takojë Ramën, vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive. “Unë jam në kontakt me kryeministrin Edi Rama, e di që do të vij për një vizitë, dhe unë miqësisht i kam kërkuar Ramës që nëse vijë ta mbajmë edhe mbledhjen e dy qeverive. Unë i kam propozuar kryeministrit Rama që meqë po vjen këtë javë ta mbajmë edhe një mbledhje të dy qeverive dhe t’i nënshkruajmë ato marrëveshje”, ka thënë Kurti.

    “Procesi i Berlinit është i rëndësishëm dhe nuk ka lider në Ballkan si kryeministri i Kosovës që e ka mbështetur procesin e Berlinit. Nëse insiston në anulimin e dy mbledhjeve të Qeverive, atëherë unë ngelem në ato qëndrime”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark