×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti i quajti analfabetë 25 mijë familje dhe 102 mijë e 333 anëtarë që marrin asistencë sociale

    Insajderi
    03 September 2022 - 22:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti – i lëndoi sot të gjithë ata që marrin asistencë sociale, duke u quajtur “analfabetë.

    “Të krijosh ditë pa punë për mësimdhënësit dhe ditë pa mësim për fëmijët është përgjegjësi tejet e madhe. Nuk është veç politike e shoqërore, është historike, sepse pikërisht duke nxjerrë analfabetë funksional e duke menduar veç për paga po përfundojnë njerëzit veç për asistencë sociale. Kjo reflektohet automatikisht në zhvillim ekonomik mandej. Kur ti nuk nxjerr kuadro të mira arsimore, atëherë prodhon ose njerëz për asistencë ose punëtorë krahu në Gjermani. Ne duhet ta rregullojmë sistemin arsimor”, tha sot Kurti në konferencën për media, ku njoftoi se do ndahen 150 milionë euro për pakon për përballje me inflacion, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas të dhënave të muajit shkurt të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, më shumë se 25,000 familje me 102,333 anëtarë kanë marrë asistencë sociale nga buxheti i shtetit të Kosovës.

    Kjo asistencë u jepet familjeve me kushte të vështira financiare dhe që nuk kanë asnjë anëtar të punësuar.

    Sipas të dhënave zyrtare, shkalla e papunësisë në Kosovë, në vitin 2021, ka qenë afro 26 për qind.

    Si pasojë e kësaj, shumë qytetarë e kanë lënë vendin duke kërkuar jetë më të mirë në Perëndim e tutje.

    Vetëm në muaj e parë mbi 200 mijë veta kanë aplikuar për viza pune.

    Nuk ka ndonjë statistikë konkrete se sa prej tyre punojnë punë fizike, por ajo që dihet është se kryeministri edhe këtë pjesë të shoqërisë që e kanë ikur nga Kosova për një pagë më të mirë i ka quajtur “analfabetë”.

    Derisa, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, dy e tretat e popullsisë së Kosovës e moshës 15-64 vjeç janë të aftë për punë. Niveli i papunësisë është më i lartë te të rinjtë deri në moshën 24-vjeçare.

    Rreth 44 për qind e të punësuarve kanë kontratë pune të përhershme, ndërsa 56 për qind janë me kontratë të përkohshme.

    Shkalla e përgjithshme e papunësisë është rreth 26 për qind.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark