×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti ironizon me gazetaren: S’kena raporte me Amerikën si gjyshi me nipin, nuk e di ku po i lexoni këto

    Insajderi
    07 November 2022 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për dorëheqjet e serbëve nga institucionet dhe protestën e së dielës në veri të Mitrovicës.

    Gjatë kësaj konference Kurti ka reaguar ndaj një gazetare e cila e pyeti nëse po prishen marrëdhëniet me Amerikën për shkak të mos shtyrjes së afatit për targat.

    Kurti është përgjigjur me ironi duke thënë se me Amerikën nuk ka raporte si gjyshi me nipin.

    “A do ta dëgjoni Amerikën, a po prishni me Amerikën, nuk kena raporte me Amerikën si gjyshi me nipin, nuk ndodhin këto gjëra. Nuk e di kush po ua lexon këto”, ka thënë Kurti përcjell Insajderi.

    Tutje, ai tha se në vazhdimësi janë në kontakt me zyrtarë amerikan.   

    Asnjë veprim i joni nuk e ka befasuar asnjë zyrtar amerikan ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta. Jemi miq dhe partnerë nuk ekziston një raport i tillë mes neve”, ka deklaruar Kurti. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark