×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Kurti “kaloi” mbrëmë Zajednicën, por sot s’mund t’i kalojë gazetarët

    Insajderi
    26 January 2023 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është përballur me një situatë “të pakëndshme” (për të), kur u shfaq para gazetarëve pas një forumi ekonomik të mbajtur të enjten.

    Kurti u “ankua” se gazetarët ia kanë zënë derën.

    “Së pari nuk është mirë që ma keni zënë derën, sepse nuk mund të kaloj”, tha ai.

    Interesimi i gazetarëve ishte në lidhje me takimin e mbrëmshëm që ai pati me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

    Vetë Mirosolav Lajçak, në një postim të bërë pas mesnatës, në Twitterin e tij, ka shkruar se “ranë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”. Kjo nënkupton që do të themelohet dhe Asociacioni Komunave me Shumicë Serbe, të cilin Kurti e ka kundërshtuar vazhdimisht.

    Kurti tha se me ndërmjetësin sllovak kanë folur “gjerë e gjatë” për propozimin e ndërkombëtarëve që të arrihet një marrëveshje e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Ne kemi pasur një takim mbrëmë me emisarin e posaçëm të Brukselit për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, bashkë me zëvendësim tim, Besnik Bislimin. Dhe kemi diskutuar gjatë për propozimin e BE-së. Çështja e të drejtave të pakicave, çështja e marrëveshjeve të mëhershme në Bruksel është përbrenda këtij propozimi të BE-së”, tha Kurti.

    Emisarët ndërkombëtarë kanë bërë presion për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Por Kurti ka kërkuar që kjo të përfshihet në Planin Franko-Gjerman, ku do të parashihej dhe njohja reciproke.

    “Nuk mund ta nxjerrim qerren para kalit. Së pari kali pastaj qerrja”, u shpreh Kurti, duke përdorur një mesele popullore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark