×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti: Këtë javë çdo qytetar është ndjerë më europian, shteti ynë po bëhet përherë e më i fortë

    Insajderi
    26 April 2023 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti e ka hapur mbledhjen e sotme të Qeverisë duke folur për dy lajmet e mira që Kosova i mori ditët e fundit.

    Kurti foli për liberalizimin e vizave dhe hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës, duke thënë se “këtë javë çdo qytetar i Republikës është ndjerë më europian dhe më afër Europës”.

    Ai tha se procesi i liberalizimit të vizave u zhbllokua vitin e kaluar “me shumë punë dhe angazhim” nga Qeveria që ai udhëheq.

    “Me shumë punë dhe angazhim, vitin e kaluar arritëm që ta zhbllokojmë këtë proces”, tha Kurti.

    “Pasaporta jonë do të jetë më e fuqishme ashtu siç shteti ynë po bëhet përherë e më i fortë”, tha ndër tjerash kryeministri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark