×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti: Këtë vit kemi rritjen më të madhe të pagave ndonjëherë në Kosovën e pavarur

    Insajderi
    01 February 2023 - 14:57

    Kryeministri i vendit Albin Kurti ka folur për vendimin për vlerën e koeficientit të Ligjit të Pagave.

    Kryeministri tha se sivjet në Kosovë u bë rritja më e madhe e pagave ndonjëherë në vend.

    Kurti deklaroi se deri tani totali i pagave është luhatur ndërmjet 20-25 milionë euro, ndërkaq sivjet pati një rritje në 105 milionë euro.“

    “Nga viti në vit 20 deri në 25 milionë euro është rritur totali i pagave në sektorin publik kësaj here i kemi rritur në 105 milionë euro është rritja më e madhe ndonjëherë në Kosovën e pavarur. Kur pjesëtohet me numrin e zyrtarëve publikë kemi arritur te ky numër i koeficientit”, ka thënë Kurti para gazetarëve, përcjell Insajderi.

    “Me këtë ligj janë zvogëluar pabarazitë e brendshme dhe është rritur transparenca”, u shpreh i pari i ekzekutivit.

    Ai potencoi se vitin e ardhshëm vlera e koeficientit do të jetë 110 euro.

    Kurti me pagë 480 euro më të lartë

    Paga e kryeministrit do të jetë 1785 euro nga 1305 sa ishte më herët.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark