×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti la të mërzitur Agim Bahtirin dhe Lulzim Hetemin, ua lëshoi perin për veriun

    Insajderi
    11 July 2023 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ishte vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që përpara një muaji kur fliste për një bisedë që kishte pasur me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin, thoshte se ky i fundit ia kërkonte të mos lëshonte pe. Të njëjtën kërkesë ia parashtronte edhe ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, që të dy bashkëpartiakë të Kurtit.

    Kurti përpara një muaji thoshte se brengosej mos është mërzitur Hetemi, por me buzëqeshje tha se edhe Hetemi ishte brengosur mos ishte mërzitur Kurti, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Unë e thirra në telefon e bisedova me kryetarin Lulzim Hetemin dhe ndodhi diçka interesante, se për të thënë të drejtën kur e thirra kisha një shqetësim mos u mërzit në zyrë u bënë shumë javë. Por unë teksa isha i brengosur mos është mërzitur ai, ai ishte i brengosur mos jam mërzitur unë. Kështu që i shqetësuar mos po lëshon pe, e ai i shqetësuar mos po lëshoi pe unë”, deklaronte Kurti.

    Për pe që të mos lëshonte kërkonte edhe Bahtiri i VV-së, përkundër presionit të lartë ndërkombëtar që të de-përshkallëzohej situata në veri.

    “Albin mos lësho pe, apeli i të gjithë neve është që të mos lëshojmë pe”, thoshte Bahtiri.

    Megjithatë, Qeveria njoftoi sot se e “lëshoi perin”, duke marrë vendim bashkë me BE-në që të tërheqin 25 për qind të policisë nga veriu.

    Të gjitha hapat, sipas Qeverisë së Kosovës, do të “finalizohen brenda një periudhe dyjavore”.

    Po ashtu, Kosova dhe BE-ja janë pajtuar edhe për ndërmarrjen e disa hapave të tjerë.

    “Qeveria e Kosovës përmes një deklarate publike mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të vendit dhe atë pas stinës së verës”, tha Qeveria, duke shtuar se institucionet në Prishtinë shprehin përkushtim që të sigurohet baza e nevojshme ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark