×
  • Sport
  • Sport

    Kurti: Majlinda, simbol i suksesit në Kosovë dhe kampione e përjetshme

    Insajderi
    08 June 2023 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Majlinda Kelmendi është simbol i suksesit në vendin tonë.

    Kurti dje në kuadër të programit “Kosova, Shtet i Xhudos”, ishim pjesëmarrës në aktivitetin demonstrues të kampiones Olimpike, Majlinda Kelmendi në palestrën e qytetit të Mitrovicës “Minatori”, e cila ishte mbushur përplot me nxënës entuziast për të takuar Majlindën. Sportistja me e suksesshme në Kosovë së bashku me xhudistë të tjerë demonstruan teknika profesionale të sportit të xhudos.

    “Majlinda Kelmendi është simbol i suksesit në Republikën e Kosovës. Qëndrueshmëria ndaj vështirësive, përkushtimi për triumf, dhe modestia e saj ndaj suksesit – janë tri virtyte të Majlindës të cilat e bëjnë atë: kampione në tatami, kampione në jetë dhe kampione përjetë. Përmes programit të xhudos, përveç që po sigurojmë zhvillimin e sportit në vend, njëkohësisht po krijojmë mundësi për të rinjtë tanë që të shprehin talentin e tyre, të jenë aktiv dhe të shëndetshëm si dhe të jenë të suksesshëm. Uroj që shumë të tjerë të ndjekin rrugën e suksesit të Majlindës, Norës dhe Distrias. Kosova është shtet i xhudos!”, ka shkruar Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark