×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti: Me Vjosën jemi bashkë, si me u deklaru unë si ajo

    Insajderi
    22 March 2023 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i vendit sot është pyetur nga nga gazetarët për mos deklarimin e presidentes Vjosa Osmani rreth marrëveshjes së dakorduar me Serbinë në Ohër.

    Kurti tha se janë bashkë me presidenten dhe është njësoj si të deklarohet ai si Osmani.

    Ju duhet ta kuptoni që ne kemi fituar bashkë më 14 shkurt 2021. Nuk janë më ato modelet e vjetra kur deklaron diçka kryeministri e duhet ta pyesim çka mendon për këtë presidenti ose deklaron presidenti e çka mendon kryeministri. Ka shumë gjëra për të cilat deklarohet presidentja e unë fare nuk e konsideroj të nevojshme të deklarohem dhe anasjelltas. Deklarohet kryeministri është si të deklarohet presidentja, sepse po e theksoj edhe njëherë, ne jemi bashkë”, u shpreh kryeministri.

    Ai tha se nuk e sheh të nevojshme deklarimin nga secili udhëheqës i institucioneve.

    “E tash çka mendon kryeparlamentari Glauk Konjufca për Ohrin, e çka mendon ministrja e Jashtme Gërvalla… nuk ka nevojë, veç nëse doni ta bëni këtë prioritet”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark