×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti merr pjesë në takimin e socialistëve evropianë: Masat e BE’së të padrejta

    Insajderi
    14 December 2023 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti ishte i pranishëm në mbledhjen përgatitore të Partisë së Socialistëve Evropianë.

    Komunikata e LVV-së informon se aty Kurti, foli për arritjet e Republikës së Kosovës në luftimin e korrupsionit dhe sipas tyre “për rritjen ekonomike në këto 32 muaj në qeverisje”.

    Tutje, Kryeministri Kurti rikujtoi masat e padrejta që i janë vënë Republikës së Kosovës dhe bëri thirrje për heqjen e këtyre gjersa theksoi se “shteti autoritar fqinj është ai që bart fajin për eskalimin e situatës në pjesën veriore të Kosovës”.

    “Barrikadat e paramilitarëve u zëvendësuan me sulme paramilitare, sulme terroriste, lideri i të cilëve është i lirë në Serbi dhe merr pjesë në mitingjet e presidentit të Serbisë. Kryeministri Kurti ripohoi përkushtimin e Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve të arritura sivjet por duke kërkuar nënshkrimin e dy palëve si një garanci ligjore për një zbatim pa shkelje. Ai ritheksoi synimin e vendit tonë për integrim në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe në Bashkimin Evropian, duke kërkuar dërgimin e pyetësorit”, theksohet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark