×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti ndryshon fjalët/ Dikur krenohej me shpenzimet, tash kërkon nga qytetarët që të kursejnë

    Insajderi
    28 August 2022 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili para një muaji krenohej me shpenzimet, ditën e sotme ka bërë thirrje që qytetarët të kursejnë, me qëllim të tejkalimit të krizës në vend.

    Brenda një periudhe të shkurtër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dha dy deklarata që bien ndesh me njëra- tjetrën.

    Kur njerëzit kanë shpresë atëherë shpenzojnë më shumë sesa kursejnë”, ishte deklarata e Kurtit në takimin me ministrin e Jashtëm polak, njëherësh kryesuesin e OSBE-së, Zbigniew Rau, që u mbajt me datë 15 korrik, shkruan Insajderi.

    Derisa, sot Kurti në fjalimin e mbajtur gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, vlerësoi se kursimi në këtë kohë krize është patriotizëm, derisa thekson se “ata që thonë mos kurseni, duan t’iu vjedhin”

    Çmimet po rritën, është mirë të kursejmë, këtë po e thonë shumë qeveri në Evropë. Pra, jo pesimizëm por realizëm ekonomik. Kursimi në këtë kohë krize është patriotizëm. Ata që thonë mos kurseni, duan t’iu vjedhin”, tha Kurti.

    Ndryshe, ditën e sotme, Kurti përveç që ishte kritik ndaj partisë së tij, sulmoi edhe mediat, duke aluduar se disa prej tyre (mediave) janë argatë të Serbisë.

    /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark