×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti në konak të familjes së Vasfije Krasniqit

    Insajderi
    04 April 2024 - 22:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pasditen e së enjtes e ka kaluar tek familja e Vasfije Krasniqit, e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit dhe ish-deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Insajderi.

    Kurti tha se sërish i ka shprehur asaj mirënjohjen më të thellë për guximin dhe përkushtimin e saj që t’i jep zë të vërtetës.

    “Kënaqësi e veçantë që këtë mbrëmje ta kaloj në familjen e Vasfije Krasniqi Goodman”, shkroi ai në Facebook.

    Vasfijes ia shpreha sërish mirënjohjen më të thellë për guximin dhe përkushtimin e saj që t’i jep zë të vërtetës. Ritheksova mbështetjen e palëkundur për të gjitha të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë“.

    Ai ka theksuar nevojën e mbështetjet institucionale në rastet si të Krasniqit.

    Përkrahja e pakushtëzuar institucionale dhe shoqërore është e domosdoshme për të larguar heshtjen që mveshë këtë krim, këtë armë lufte të përdorur nga Serbia“, tha Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark