×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti në pozitën e zëvendësministërit e vendos aktivistin e njohur të Vetëvendosjes

    Insajderi
    01 October 2022 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pozitën e zëvendësministërit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal ia dhuroi aktivistit të njohur të Vetëvendosjes Arbër Vokrri, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lajmin e bëri të ditur Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media. 

    “Kryeministri Kurti i ka uruar zëvendësministrit Vokrri suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në komunikatë. 

    Arbër Vokrri është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë. Këshilltar Komunal në Komunën e Prishtinës si dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.

    Vokrri ishte përfolur si kandidat për kryetar të degës së VV-së në Prishtinë, mirëpo në momentin e fundit ishte tërhequr.

    Ai në sqarimin për tërheqje kishte thënë se nuk dëshiron përçarjen e degës dhe partisë dhe tërhiqet për ta lejuar Arben Vitinë që më pas të zgjedhet kryetar i degës pa kundërkandidat.

    Vokrri, me profesion, është specializant e Kardiologjisë në QKUK.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark