×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti në zgjedhjet e Shkupit/ Duriqi: Po ua vështirëson punën politikanëve shqiptarë, krijon konflikt institucional

    Insajderi
    26 December 2023 - 17:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Visar Duriqi ka folur lidhur me pjesëmarrjen e partisë Lëvizja Vetëvendosje, në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, sipas tij kjo do t’ia vështirësojë punën politikanëve shqiptarë atje.

    Duriqi u shpreh se Kurti ka tendencë për të krijuar konflikt institucional me Maqedoninë e Veriut.

    I pyetur nëse Kurti do e çojë Kosovën në zgjedhje, Duriqi nënvizoi se ka sinjale se mund të mbahen në gjysmën e dytë të vitit 2024.

    “Duke parë situatën politike në Maqedoninë e Veriut, që është goxha e ndjeshme, gjendja e shqiptarëve atje, nuk është ajo që kemi pritur, ndërhyrja e Kurtit e bën më të vështirë për politikanët lokalë që të vazhdojnë punën e tyre. Po ia vështirëson punën politikanëve shqiptarë atje. Kurti vetëm ka nisur pikat e Vetëvendosjes në fshatra, ka sinjale që mund të ketë zgjedhje në pjesën e parë të vitit 2024. E pritshme është që të lajmërohen në shkurt këto zgjedhje, dhe të mbahen në korrik apo në gusht, kur vjen edhe disapora në Kosovë, që të mbledhë votuesit e diasporës”, theksoi ai në “Ballkan Update” në ABC News.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark