×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti: Nesër mblidhet Grupi i Përgjigjes Emergjent për rastin e dhunimit së 11-vjeçares në Prishtinë

    Insajderi
    29 August 2022 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vajzë 11 vjeçe dyshohet se është dhunuar për 7 orë në Prishtinë dhe të dyshuar janë pesë persona.

    Deputetja e LVV-së, Tinka Kurti ka deklaruar se nesër në mëngjes mblidhet Grupi i Përgjigjes Emergjent për rastin e rëndë të dhunimit së 11-vjeçares në Prishtinë.

    “Nesër në mëngjes mblidhet Grupi i Përgjigjes Emergjent për rastin e rëndë të dhunimit. Gjithçka duhet të jetë me urgjencë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për institucionet dhe shoqërinë tonë se siguria e vajzave. Mllefin duhet ta kthejmë në drejtësi. Asnjë vajzë më. Asnjë. Bash asnjë. #Asnjëmë”, shkroi ajo në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark