×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti niset drejt Zvicërs

    Insajderi
    15 January 2024 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur në udhërim zyrtar drejt Zvicrës ku do t’i zhvilloj disa aktivitete, shkruan Insajderi

    Fillimisht, Kurti së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të marrin pjesë në hapjen e panairit “Swissbau 2024”, ku 12 kompani vendore do të promovojnë prodhimet e tyre.

    Sipas njoftimit për media, Kurti pastaj do të udhëtojë për në Davos për të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), ku krahas takimeve bilaterale me homologë, zyrtarë të lartë shtetërorë dhe përfaqësues të kompanive ndërkombëtare është i ftuar edhe si folës në panele të diskutimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark