×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti njofton se është miratuar buxheti për vitin 2024 – opozita s’ishte prezente për votim

    Insajderi
    14 December 2023 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se në Kuvendin e Kosovës ka kaluar buxheti në vlerë prej 3.3 miliardë euro, shkruan Insajderi.

    Buxheti u miratua pa prezencën e partive opozitare, teksa Kurti në ‘Facebook’, ka theksuar se buxheti edhe këtë vit është miratuar në muajin dhjetor.

    Ai ka njoftuar edhe se ku parashihet të shpenzohen këto të holla.

    Njoftimi i plotë i Kurtit:

    Kalon Buxheti për vitin 2024. Edhe këtë vit, për të tretin me radhë, buxheti miratohet në muajin dhjetor ashtu edhe siç duhet. Falënderoj deputetët dhe deputetet e Kuvendit të Republikës për votën, kontributin dhe mbështetjen e tyre.

    Me këtë buxhet të përgjithshëm prej mbi 3.3 miliardë euro, që është për 35% më i lartë se buxheti që gjetëm në vitin tonë të parë të qeverisjes, po vazhdojmë që ta forcojmë mbrojtjen e Republikës, rrisim sigurinë, nxisim punësimin në tregun e punës, shtojmë kujdesin për familjet, mbështesim reformat që kemi filluar dhe mundësojmë zhvillimin e mëtejmë ekonomik dhe ngrisim mirëqenien e qytetarëve në vend.

    Theksojmë se partitë opozitare nuk kanë marrë pjesë në votim. Për buxhetin ishin 63 vota për e një abstenim.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark