×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti: Nuk ka “Ballkan të Hapur” pa u përfshirë 6 shtetet e Ballkanit

    Insajderi
    09 June 2022 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk mund të ketë “Ballkan të Hapur” pa qenë të përfshira gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

    Pas pjesëmarrjes në lansimin e shërbimeve të reja elektronike në portalin E-Kosova, Kurti ka thënë se interesimi për bashkëpunim rajonal shprehet me mbështetjen për Procesin e Berlinit dhe angazhimin për tregun përbashkët rajonal.

    “Në këtë bashkëpunim duam të kemi barazi të palëve të cilin e gjejmë në Procesin e Berlinit, nuk duam zëvendësim të BE-së sido që të quhet ai, qoftë kjo edhe Ballkan i Hapur. Nuk besojmë në vetmjaftueshmërinë e Ballkanit. Ballkani nuk përbëhet vetëm nga 6 shtete në përgjithësi. Ballkani Perëndimor ende i paintegruar në BE përbëhet nga 6 shtete me ç’rast këto s’mund të trajtohen bashkë, sepse kemi shtete që nuk e kanë dënuar dhe s’kanë vënë sanksione ndaj Rusisë”.

    “Ka shtete në Ballkanin Perëndimor që janë në anën e Ukrainës, dhe kemi shtete si puna e fqinjit tonë verior që është në anën e Federatës ruse dhe presidentit despotik të saj. Për të pasur Ballkan të Hapur, është Serbia ajo që duhet të hapet ndaj Kosovës”, është shprehur Kurti.

    Por sipas Kurtit, për të pasur Ballkan të Hapur filimisht Serbia “duhet të hapet për Kosovën dhe të mbyllet për Federatën ruse dhe autokracitë e tjera”.

    Më tej ai tha se e ka mbështetur edhe qëndrimin amerikan se nuk mund të ketë Ballkan të Hapur të themeluar si iniciativë përderisa nuk janë të gjashtë shtetet.

    “Çdo herë kur mbahen mbledhjet e tilla është mirë që të shikohet se a janë të 6 shtetet, të mos e mundojnë as vetën sepse kur nuk janë të 6 shtetet nuk ka Ballkan të Hapur, këtë e thanë shumë qartë zyrtarët amerikanë edhe dje”, shtoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark