×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti: Nuk kam pasur ide që BQK do merrte vendim për dinarin

    Insajderi
    24 February 2024 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se nuk ka pasur asnjë ide për përgatitjen e rregullores së re të Bankës Qendrore që hyri në fuqi më 1 shkurt.

    Në një intervistë duke folur për radion angleze, Monocle, Kurti ka thënë se presioni mbi qeverinë e Kosovës ka rrjedhur pas alarmimit që ka bërë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

    “Më 27 dhjetor BQK kishte marrë vendim për rregulloren e re përmes së cilës do të luftoheshin aktivitetet e paligjshme dhe kanë bërë mirë që e kanë marrë këtë vendim. Nuk kam pasur ide se do ta merrnin vendimin”, tha Kurti.

    “Gjithçka po shkonte mirë. Në mes të janarit Vuçiq alarmoi rajonin dhe Evropës që më 1 shkurt po ndodhte katastrofa, kur do të përjashtohej dinari. Atëherë nisi presioni. Nuk po e ndalim dinarin, por mjet pagese duhet të jetë euro sipas Kushtetutës. Janë 33 mijë pensionistë që marrin pensione nga qeveria jonë”.

    Tutje, Kurti tha se vendimi i BQK-së ka për qëllim ndalimin e aktiviteteve të paligjshme, dhe treguar se nëse Serbia dëshiron të dërgojë para për serbët në Kosovë, atë mund ta bëjë përmes bankave komerciale që janë në vend.

    “S’po ju themi të marrin ‘dardanë’ apo ‘lekë’. Po ju themi ‘merrni euro’”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark