×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti: Nuk mund te kemi zbatim të marrëveshjes derisa kemi shkelje të saj, Brukseli nuk po reagon ndaj Serbisë

    Insajderi
    21 March 2024 - 20:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i i Kosovës Albin Kurti, se ka ngecje në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por jo me fajin e Kosovës.

    Ai theksoi se Serbia filloi sistematikisht t’i shkel e të mos i respektoi 11 nene, 8 prej tyre me siguri i ka shkelur shumë herë dhe gjashtë fjali në preambulë.

    “Në në 27 shkurt të vitit të kaluar bëmë marrëveshje. Ajo marrëveshje është njohje defakto së pak.  Më 18 mars ia bashkëngjitëm edhe një aneksin dhe aty thuhet se asnjë nen nuk është më i rëndësishëm se tjetri. Kur u pa progresi, Serbia filloj sistematikisht t’i shkel e të mos i respektoi 11 nene, 8 prej tyre me siguri i ka shkelur shumë herë dhe gjashtë fjali në preambulë. Për fatin ton të keq, Brukseli si një arbitër nuk reagonte me rastin e këtyre shkeljeve. Pra moszbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të zbatimit nga Ohri e kanë bajt temën e dialogut gjallë. Pra flitet shumë për dialogun sepse nuk kemi arritur rezultatet e dëshiruara”, ka deklaruar Kurti.

    Sipas tij, problemet lindën kur Brukseli nuk e përdori fuqinë e tij, i cili si arbitër ta sanksionoi Serbinë sa herë ka shkelje të marrëveshjes.

    “Nuk mund te kemi zbatim të marrëveshjes derisa kemi shkelje të saj. Sot jemi në këtë situatë jo të mirë për shkak se arbitri nuk e ka qortuar Serbinë që bëri shkelje të marrëveshjes”, ka thënë kreu i ekzekutivit për RTK.

    Kryeministri Kurti ka thënë se ka ende diplomat në BE që mendojnë se Serbia nuk është me Rusinë.

    “ Është një lloj brenge që nëse qortohet Serbia ajo do të shkoj me Rusinë, me Kremlinin, e presidentin despotik Putin, thua ti që tashmë se ka bërë këtë gjë. Ka shumë diplomat në perëndim të cilët duan të besojnë që Serbia ende nuk ka shkuar me Rusinë. Kujdesi i tepruar ndaj Serbisë, të cilin e pranojnë në takime private, se nuk është paguar, mirëpo dëmi është bërë”, ka deklaruar Kurti. 

    duke folur për çështjen e zbatimit të rregullores së BQK-së, e cila thotë se valutë e vetëm për këmbim është euro në Kosovës, ka thënë se Qeveria është e gatshme të ndihmojë ku ka nevojë gjatë zbatimit.

    “Nuk mund të ndërhyjmë te plani i BQK-së për zbatim e as te rregullorja e cila tashmë është aprovuar. Sa i përket dinarit si Qeveri e Kosovës kemi dhënë opsione që i qëndrojmë prapa…Por, Qeveria e Kosovës është e gatshme të mbështes zgjedhjet e çfarëdo problemi faktik që mund të shfaqet”, ka thënë Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark