×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti: Nuk them se korrupsioni është zero

    Insajderi
    30 March 2023 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga shumë zyrtarë të korruptuar tashmë kanë mbetur disa.

    Tani thuhet disa zyrtarë të korruptuar ndërsa në raportet e kaluara thuhej shumë zyrtarë të korruptuar. Pra kemi rënë nga shumë në disa – nuk e kemi bërë korrupsionin zero, e pranojë këtë. Mirëpo, paralelisht me këtë mbase duhet të përmendet edhe Transparency International, luftimi i korrupsionit ku kemi përparuar për 20 vende në dy vjet”, u shpreh Kurti.

    Tutje, Kurti tha se nëse pritshmëritë kanë qenë që për dy vjet të mos ketë asnjë zyrtarë të korruptuar, sipas tij pritshmëritë kanë qenë joreale.

    Ne nuk i kemi ndryshuar të gjithë zyrtarët publikë, as prokurorët e gjykatësit, ka shumë punë përpara. Nuk them se korrupsioni është zero dhe nëse prisni që për dy vjet nga shumë zyrtarë të arrihet në asnjë zyrtarë atëherë pritjet janë joreale”, tha Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark