×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Pabarazia gjinore duhet të luftohet – është obligim i shtetit të mbrojë gratë

    Insajderi
    15 September 2024 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi rëndësinë e luftës kundër diskriminimit ndaj grave dhe e cilësoi këtë si një obligim të domosdoshëm.

    Në mbledhjen e katërt të Grave për Vetëvendosje, Kurti deklaroi se pabarazia gjinore është një fenomen i trashëguar dhe i mbajtur gjallë kryesisht nga burrat, të cilëve kjo situatë u ka qenë e përshtatshme.

    Kurti nënvizoi se përpjekjet e grave janë dy herë më të mëdha për të arritur sukses krahasuar me burrat, ndërsa burrat shpesh kanë ndihmën e grave për të arritur suksesin.

    “Pabarazia gjinore ka shkaqe strukturore e historike, kjo lloj pabarazie na është trashëguar e më pas dhe mirëmbajtur. Ç’është e vërteta e kanë mirëmbajtur burrat kryesisht. Kjo pasi iu kanë përshtatur. Kur gratë kanë sukses, e dimë që ato janë përpjekur dy herë më shumë se burrat, ndërsa kur burrat kanë sukses, ata zakonisht janë ndihmuar nga gratë. Pra gratë janë mbështetëse të suksesit të burrave. Pra gjërat mund të bëhen më ndryshe, të bëhen më drejtë, që të mos jenë përballë me burrat. Shteti e ka obligim që ta frenojë çdo diskriminim pa përjashtim, roli i qeverisë sonë ka qenë dhe është që t’i mbrojë gratë”, u shpreh i pari i qeverisë.

    Sipas Kurtit, është obligim i shtetit dhe i qeverisë të luftojë çdo formë diskriminimi ndaj grave. Ai e konfirmoi angazhimin e qeverisë për të mbrojtur gratë dhe shprehu gatishmërinë për zgjedhjet e shkurtit, duke theksuar se kanë besimin e popullsisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark