×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Kurti paralajmëroi përçarje mes rreshtave – e pret fati i njëjtë si me PSD-në”

    Insajderi
    22 November 2021 - 11:26

    Brenda Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit ka përçarje serioze dhe kjo do t’i kushtojë shtrenjtë, kështu ka thënë nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj.

    Lekaj i ftuar në “InDoks”, duke komentuar deklaratën e Kurtit për humbjen e zgjedhjeve lokale, i cili përmendi defekt të brendshëm tha se dha një mesazh mes rreshtave.

    Sipas tij, situata akutale e VV-se i ngjason me kohën kur një pjesë e tyre kaluan në PSD.

    “Kur Kurti tha se kemi pasur gabime të brendshme, mendoj që ai mes rreshtave tha që ka përçarje në Vetëvendosje dhe kjo do të shihet në ditët në vijim, edhe pse unë nuk jam për të analizuar politikat e tyre por ju e dini edhe kur është nda PSD-ja, diku 1 vit e gjysmë ka qenë hermetikisht e mbyllur dhe pse për disa individë kemi ditur që ka telashe”, u shpreh ai.

    Pal Lekaj – AAK

    “Ka përçarje ka mos pajtime dhe me deklaratë e Kurtit, mendoj që e ka dhënë një sinjalizim që ka përçarje, ka mos-pajtime në Vetëvendosje që do t’i kushtojë shumë shtrenjtë”, ka deklaruar Lekaj.

    Vetëm një ditë pas zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit, Kurti para gazetarëve tha se rezultat i dobët i Vetëvendosjes erdhi për shkak të një defekti të brendshëm dhe për shkak se gjitha subjektet tjera u bënë bashkë.

    “Rezultati jo i kënaqshëm vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme, të cilat ne duhet t’i analizojmë më gjatë në vijim si dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër Vetëvendosjes”, tha Kurti, përcjell Insajderi.org.

    InDoks këtë të diel transmetojë dokumentarin “Humbja i vije prej xhipave të zinj”.

    Lexo edhe:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark